Tetovë, 23 korrik – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe i Ekonomisë, Goran Sugareski dhe Kreshnik Bekteshi, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi kanë kryer inspektim në rehabilitimin e rrugës nga Tetova e deri në Kodër të Diellit ku vendoset asfalt i ri në një gjatësi prej 18 kilometra e 200 metra, njofton Koha.mk
Në aksin Tetovë-Kodër të Diellit bëhet “fiding i verdhë” që nënkupton rehabilitimin e vrimave dhe vendosjen e asfaltit në të gjithë rrugën.
“Kjo është njëra ndër rrugët themelore të cilat vitin e kaluar menjëherë e vendosëm për projektim dhe rehabilitim sepse duam të zhvillojmë turizëm, duam t’i zhvillojmë vendet tona turistike. Tetovë-Kodër të Diellit është njëra ndër dymbëdhjetë rrugët të vendosur përmes projektit të Bankës Botërore përmes “fidingut të verdhë” të ndërtohet dhe rehabilitohet. Edhe pse parimisht kompania duhet ta bëjë deri për vitin e ri, unë garantoj se deri në shtator do të jetë gati”, deklaroi Kitanov.
Kryetarja e Komunës Arifi potencoi se është me rëndësi që bashkëpunohet me Qeverinë për ndërhyrje të këtilla të mëdha.
“Kjo rrugë e rëndësishme si për komunën, ashtu edhe për të gjithë rrethinën, duke pasur parasysh aspektin turistik dhe numrin e madh të vendeve të cilat ndërlidhen. Ky është një përfitim infrastrukturor konform konceptit të decentralizimit dhe partneritetit të komunave dhe Qeverisë. Me mjetet e IPA-s dhe të Bankës Botërore prej 1,5 milionë euro ne edhe në uikend lagjen do të investojmë në infrastrukturën rrugore. Kemi informacione se faza e parë është pranuar. Do të vendoset kanalizim fekal dhe atmosferik”, tha Arifi.
Ministrat Sugareski dhe Bekteshi në pyetjen e gazetarëve nëse mendohet për ndërtimin e teleferikut të ri, theksuan se për momentin mendohet çfarë është prioritet të bëhet.
“Qeveria seriozisht mendon dhe kjo që për momentin po ndodh është treguesi i parë. Periudhën e kaluar shumë është folur se dëshirohet për të investuar, por kjo duhet të ndodhë në vepër. Qeveria investon në pjesën e rrugës dhe jo vetëm në pjesën e rrugës dhe gjithkund ku është e nevojshme, sepse Kodra e Diellit është njëra ndër qendra kryesore turistike në shtetin tonë dhe kjo do të ndodhë”, tha Sugareski.
Ministri Bekteshi theksoi se për momentin bëhen dy analiza për justifikim ekonomik për investim në të ardgmen që janë nën komptetencë të Elem Turs-it.
“Deri në tetor agjencia konsalting duhet ta dorëzojë analizën ku pastaj ne si Qeveri do të vendosim nëse nën koncesion apo përmes partneritetit publik privat. Duhet të ketë analizë të hollësishme”, tha Bekteshi. (koha.mk)