Tetovë, 5 dhjetor – Rreth 2.500 nxënës në vitin e parë prej gjashtë shkollave të Tetovës dhe katër shkollave të mesme të Gostivarit do të përfshihen me projektin e edukimit parandalues “Ndal gjuhës së urrejtjes”, i cili filloi të realizohej këtë javë, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas informacioneve të tij, bartës të aktiviteteve janë Sektori për parandalim, Vetëqeverisja lokale e Tetovës dhe e Gostivarit dhe misioni i OSBE-së.
“Nxënësit prej së afërmi do të njoftohen si ta njohin gjuhën e urrejtjes, si të distancohen prej sjelljes së tillë gjegjësisht procedurave dhe shprehjes me elemente të një gjuhe të tillë dhe cilat mund të jenë pasojat personale dhe shoqërore negative. Nxënësve do t’u prezentohen përvojat e deritanishme negative lidhur me gjuhën e urrejtjes në bisedat e rëndomta dhe veçanërisht në mediat sociale”, deklaroi Josifovski.
Pas përfundimit të ligjëratave të cilat do të mbahen për një muaj janë paraparë dy punëtori në të cilat nxënësit do të përpunojnë eksponate në këto tema dhe që më vonë do të ekspozohen në Tetovë dhe Gostivar.