Filloi procesi për realizimin e gazpërçuesit sekondar dhe tercial

Shpalljet publike për ndërtim të gazpërçuesit sekondar dhe tercial përmes partneritetit publiko-privat sot janë publikuar në mediat e Maqedonisë, ndërsa një periudhë të caktuar do të jenë të qasshme edhe në faqen zyrtare për tender të Bashkimit Evropian – platforma TED. Me këtë fillon procesi i gazifikimit sekondar dhe tercial në Maqedoni i cili pritet të kushtoj rreth 150 milionë euro. Do të përfshihen 17-të komunat në rajonin e Shkupit, 36-të komuna në rajonin Lindor dhe 26-të komuna në rajonin Perëndimor.

Kompetentët presin të ketë interes te kompanitë dhe të zgjidhet ofruesi më i mirë. “Vlerësoj se këto shpallje do të tërheqin vëmendje të madhe tek kompanitë e interesuara dhe se do të rritet konkurrenca, ndërsa në fund benifite do të kenë edhe kompanitë dhe shfrytëzuesit përfundimtarë”, tha zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, në konferencën e djeshme për media.

Për dallim prej shpalljeve paraprake, kjo shpallje ka disa përmirësime thelbësore si nga aspekti teknik, ashtu edhe lidhur me atë se periudha e koncesionit është e vazhduar prej 20 në 30 vjet, ndërsa edhe kyçja të cilën duhet ta subvencionojë Qeveria është ulur për 20 për qind.