Shkup, 21 qershor – Agjencia për rezerva të mallrave e filloi procedurën prë publikimin e konkursit publik të 12.000 tonë të grurit vendor, kumtoi Minsitria e Bujqësisë.
Në këtë mënyrë, sipas MBPEU-së, do të motivohen mullisët ta blejnë grurin vendor të cilin më pas do ta dorëzojnë në Agjencinë për rezerva të mallrave, ndërsa njëherit do të ndikohet edhe në arritjen e çmimit solid blerës të drithërave vendore.
Për herë të parë do të lëshohen edhe sasi më të vogla në të cilat mund të konkurrojnë edhe bujqit.
MBPEU këto ditë do të dalë edhe me përllogaritjet për çmimin prodhues të grurit të sivjetmë dhe masat që do të ndërmerren.
“Deri më tani u mbajtën disa takime me prodhuesit e grurit dhe mullisët në mënyrë që të arrihet marrëveshje e interesit të përbashkët”, informon Minsitria.