Shkup, 24 nëntor – Qindra punëtorë të ri të angazhuar, përpos resurseve ekzistuese njerëzore dhe mekanizimit të ndërmarrjeve publike dhe komunave në qytetin e Shkupit, sot në komunën e Butelit, e filluan aksionin e madh për pastrimin e qytetit. Qëllimi i këtij aksioni të madh është pastrimi i rrugëve nga pluhurit që është akumuluar vite me radhë dhe është një nga masat afatshkurtra për uljen e ndotjes në qytet.
Me këtë aksion të madh do të përfshihen të gjitha 10 komunat në Shkup, ku pastrimi dhe larja e rrugëve do të zhvillohet në secilën komunë nga disa ditë dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike, planifikohet që ky aksion të përfundojë për 20 ditë. Pas pastrimit të rrugëve, aktivitetet e punës do të vazhdojnë në bregun e lumit Vardar.
Për këtë aksion Qyteti i Shkupit ka angazhuar disa qindra persona të papunë të cilët janë thirrur në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë. Qyteti i Shkupit gjithashtu i fton institucionet e tjera, bizneset dhe shoqatat qytetare, në suaza të mundësive të tyre, të kyçen në këtë aksion dhe të ndihmojnë në pastrimin e rrugëve.