Shkup, 5 maj – Ekipet e Qytetit të Shkupit, në përputhje me programin vjetor për pastrimin e shtratit të lumit Vardar, Lepenec dhe Serava dhe kanalet e hapura në territorin e Qytetit të Shkupit, këto ditë filluan pastrimin me makineri të anës së djathtë të shtratit të lumit Vardar në drejtim nga ura e këmbësorëve në skejt parkun deri në urën “Goce Dellçev”, informon Koha.
Shtrati po pastrohet me makineri nga mbetjet e dheut, lymi, rëra, vegjetacioni dhe mbeturinat komunale.
Pasi që të përfundojmë me pastrimin në këtë anë, do të vazhdojmë me pastrimin e anës së djathtë të shtratit të lumit Vardar nga ura e këmbësorëve në skejt parkun deri tek ura e “Kombeve të Bashkuara”.