Shkup, 11 prill – Për herë të parë, Komuna e Sarajit ka filluar pastrimin e Liqenit Treska. Për këtë dedikim është angazhuar NP Komunale Saraj ku janë vendosur kontejner për mbeturina, është pastruar shtrati i Liqenit nga mbetjet e ujit, informon Koha.
Komuna e Sarajit është në pritje nga Ministria e Ekonomisë që kjo zonë të shpallet zonë e lirë dhe turistike. Kjo komunë bën thirrje deri tek qytetarët të cilët kanë dëshirë të vizitojnë këtë hapësirë të kenë kujdes dhe të mirëmbajnë ambientin, ndërsa paralajmërojnë se hyrja do të jetë me pagesë.