Prej sot deri më 10 maj, fermerët mund të parashtrojnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve nga ngricat e vonshme pranverore të shkaktuara më datën 21 dhe 22 prill. Kërkesat duhet të dorëzohen në njësitet rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në shtesë të kërkesës, fermerët duhet të dorëzojnë edhe kopje nga dokumentet personale dhe llogari të bankës si dhe kopje nga dokumenti për dëshmi për shfrytëzim ose pronësi të tokës bujqësore, kumtoi MBPEU. Për vlerësimin e dëmeve, janë formuar 73 komisione të cilat do t’i vizitojnë të gjithë ekonomitë bujqësore, në sipërfaqet e të cilëve ka ngrirje të kulturave. Në pajtim me vendimin e Qeverisë, nga e diela, komisionit për analizimin e dëmeve të shkaktuara te mbjelljet e pemëve dhe vreshtave, nga temperaturat e larta dhe ngrirja janë në terren dhe bëjnë regjistrime për dëmet.