Shkup, 26 prill – Nga sot filloi pagesa e dëmshpërblimit nga fatkeqësitë natyrore që ndodhën në vitin 2017. Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, sot pagoi afër 85 milionë denarë në bazë të dëmshpërblimeve për 2.355 bujq në Resnjë, si rajon ku dëmet ishin më të mëdha, informoi Ministria e Bujqësisë
Hetimi do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim edhe për rajonet e tjera të cilat ishin prekur nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2017.
Pagesa do t’i mbulojë të gjithë 17,500 aplikuesit të cilët kanë pësuar humbje gjatë pesë fatkeqësive natyrore të cilat ndodhën gjatë vitit të kaluar dhe prej të gjitha rajonet të cilat ishin përfshirë nga fatkeqësitë natyrore. Gjithsej shuma e cila do të paguhet në bazë të humbjeve të pësuara nga pesë fatkeqësitë natyrore është prej mbi 4 milionë euro.
Bëhet fjalë për fatkeqësitë natyrore të cilat ndodhën në prill, dy fatkeqësi natyrore në qershor, korrik dhe shtator të vitit 2017, të përcjella me reshje të dendura të shiut, shi intensiv, erë e fuqishme, shkarkime elektrike, breshër. Me fatkeqësitë natyrore u kapluan 36 komuna.