Shkup, 3 korrik – Qendra operative për monitorim dhe siguri në rrugë është në funksion prej sot afër pikës pagesore “Petrovec”, me çka filloi edhe sistemi elektronik për pagesë të taksës rrugore Romanovcë, Otovicë, Sopot dhe Gradsko në Korridorin 10, si dhe në Petrovec.
Taksa rrugore paguhet me smart-kartela pa kontakt dhe me transporderë mikrovalësh, ndërkaq përveç këtyre opsioneve,për një periudhë të caktuar kohore mbetet edhe mundësia për pagesë me para në dorë.
“Pagesa elektronike e taksës rrugore do ta eliminojë pritjen në pikat për pagesë, do ta shpejtojë qarkullimin e automjeteve”, theksuan gjatë solemnitetit kryeministri Zoran Zaev, minsitri i Tranportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Zoran Kitanov.
Kartelën e parë elektronike e ndau kryeministri Zaev, i cili theksoi se në Korridorin 10 është vendosur sistem me teknologji të lartë që dukshëm do ta ulë mundësinë për manipulim.
“Duke pasur parasysh se pagesa e taksave rrugore tashmë do të mund të bëhet pa ndalesë të automjetit, përkatësisht ai vetëm duhet ta ulë shpejtësinë e lëvizjes dhe pagesa bëhet automatikisht, do të kontribuohet edhe drejt rritjes së qarkullimit të automjeteve dhe komforit të qytetarëve dhe udhëtimeve. Plotësisht shfrytëzuesit e kartelave elektronike do të marrin lirim gjatë çdo mbushjeje”, tha Zaev.
Shuma e njëfishtë për kartelën do të kushtojë 100 denarë dhe ajo do të plotësohet me së paku 300 denarë, përderisa për tagun, që do të vendoset në xhamin e përparmë në mënyrë që sistemi elektronik t’i lexojë nga largësia, do të kushtojnë 1.200 denarë me mbushje përmes internetit. Gjatë pagesës elektronike do të ketë lirime prej dy deri shtatë për qind, ndërsa çmimet e vjetra të taksave rrugore do të vlejnë gjatë pagesës me para në dorë.
“Kartelat dhe tagu do të mund të blihen në stacionet pagesore të Korridorit 10 dhe në Qendrën kontrolluese në Petrovec pas çka në periudhën në vijim rrjeti shitës do të zgjerohet në institucione me të cilat do të lidhim marrëveshje për distribuim. Më e mira është që kur njëherë do të merrni kartelë. nuk do të duhet të ktheheni sërish për rimbushje, sepse ka ueb-aplikacion dhe mundeni vetë ta plotësoni në telefon”, tha Kitanov, i cili pret që deri në fund të vitit 30 deri 50 për qind e pjesëmarrësve në komunikacion të shfrytëzojnë sistem elektronik të pagesës.
Sistemi i ri për pagesë tërësisht është interoperabil me sistemet pagesore në shtetet e tjera. “Kjo do të thotë se me pajisjet për pagesë elektronike (tag-e) do të mund në të ardhmen të paguhet taksa rrugore në shtete të tjera. tashmë jemi në komunikim intensiv me institucionet në BE që transportuesit, kur të udhëtojnë nëpër Evropës, çdokund të mund ta shfrytëzojnë tag-un që do ta marrin këtu”, sqaroi Kitanov.
Përmes Qendrës Operative do të kontrollohen të gjitha pikëpagesat në Korridoret 10 dhe 8, ndërsa me të do të lidhen edhe kamerat që në të ardhmen duhet të vihen pranë të gjitha autostradave dhe në pikën ekzistuese kontrolluese në Negotinë, tek autostrada Demir Kapi – Smokvicë.
“Fillimisht do të monitorohen vetëm pikat pagesore ndërsa më pas do ta zhvillojmë sistemin që të bëjë kontroll në të gjitha pikat në Korridoret 8 dhe 10. Në këtë mënyrë do ta përshpejtojmë qarkullimin e automjeteve dhe do ta zhvillojmë komunikacionin përmes rritjes së sigurisë. Grykat e ngushta, veçanërisht gjatë muajve të verës më nuk do të jenë”, tha ministri i Transportit Sugareski.
Ai potencoi se projekti është paraparë edhe me strategjinë transportuese kombëtare përmes vendosjes së Sistemit transportues inteligjent me të cilin do të lehtësohet transporti dhe do të rritet funksionaliteti, siguria dhe parashikueshmëria në komunikacionin e rrugëve.
Modernizimi me mënyrën e re të pagesës në pika pgesore dhe qendrën operative për monitorim dhe siguri në rrugë realizohen me 18,6 milionë euro, prej të cilave 15,8 milionë euro nga BERZH. Ndërtimi i qendrës operative kushton 1,5 milionë euro. Objekti është ndërtuar në sipërfaqe prej njëmijë metra katrorë, përmban server sallë, hapësirë për arkivimin e dokumentacionit teknik, qendër për kontroll, monitorim dhe menaxhim me pagesën e pikave pagesore, koll qendër për marrjen e informacioneve, hapësirë për shitje….
Sipas Kitanov, digjitalizimi i plotë i të gjitha pikave pagesore mund të pritet deri në maj të vitit të ardhshëm. Në vijim është procedura e tenderit për zgjedhjen e zbatuesit për implementimin e sistemit elektronik për pagesën e pikës pagesore në pesë pikat ekzistuese pagesore përgjatë Korridorit 9 (Milladinovc, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar), si edhe për ndërtimin e pikave pagesore në autostradat Shtip – Milladinovc dhe Kërçovë – Ohër. Për projektin do të sigurohet nga BERZH-i grant në shumë prej 13 milionë euro.
Projekti filloi me nënshkrimin e Marrëveshjes midis Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore me kompaninë turke “Aselsan” në nëntor të vitit 2014 dhe aktivitetet duhet të realizohen deri në qershor të vitit 2016. Me Aneks Marrëveshjen dinamika vazhdoi deri në mars të këtij viti.
Modernizimi i sistemit për pagesën në pikat pagesore për rrurgë, siç theksoi Zaev është kompletuar me zgjerimin e rikonstruimit të rrjetit rrugor, deri më tani janë ndërtuar 480 kilometra rrjet rrugor në vlerë prej 533 milionë euro. Në vijim është ndërtimi, rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrjetit rrugor me gjatësi të përgjithshme prej 55 kilometra në vlerë prej 850 milionë euro. Është duke u punuar në ndërtimin e një autostrade, katër rrugëve eksprese dhe mbi 40 akse rrugore rajonale.