Filloi pagesa e duhanit

Prilep, 21 nëntor – Filloi pagesa e duhanit nga rekolta e sivjetme. Kombinati i duhanit nga Prilepi “Sokotab” nga Manastiri dhe firma “Pashoski” tashmë i ka transferuar paratë në llogaritë e prodhuesve të duhanit, konfirmojnë nga filiali i bankës “Tutunska” në Prilep.

Kombinati i Prilepit paguan nga dita e parë e blerjes, 16 nëntor, dhe do të vazhdojë në mënyrë të vazhduar.

Prodhuesi Ramadan Arsllanovski nga Prilepi është i kënaqur nga vlerësimi i duhanit. “Dërgova 340 kilogramë dhe më kaluan nga 240 denarë për kilogram kryesisht klasa e parë dhe e dytë sepse prodhimin  e kisha cilësor. Tërë jetën mbjell duhan”, deklaroi Arsllanovski i cili para filialit të bakës “Tutunska” priste pagesën.

Kombinati i duhanit nga Prilepi përveç në pikën blerëse të qytetit, nga dje blen edhe në 20 pika në vende të banuara. Pritet këto ditë pagesën ta fillojnë edhe blerësit e tjerë.

Sipas drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë Jane Stankovski blerja tani për tani po zhvillohet pa pengesë