Filloi ndërtimi i rrugës nga Buteli deri në fshatin Luboten, i cili do të jetë i gjatë 5,5 kilometra dhe do të zgjerohet edhe për një metër, ndërsa duhet të përfundojë në afat prej 120 ditësh.
Kryeministri Zoran Zaev i cili sot së bashku me kryetarin e komunës së Butelit Velimir Smilevski dhe drejtorin e Agjencisë për Mbështetje financiare të zhvillimit rural dhe bujqësisë, Nikolla Babovski ka bërë mbikqyrje të punëve ndërtimore në rrugë, tha se Qeveria për këtë projekt ka ndarë më shumë se 11 milion denarë, përmes projekteve për mbështetje të zhvillimit rural.
“Falënderim i kapaciteteve të fuqishme që Buteli ka mundur t’i tajtojë me këto përmes 12 milion denarëve, përkatësisht mbi 200 mijë euro. Ne participojmë me diçka më shumë se 11 milion denarë përmes projekteve për mbështetje të zhvillimit rural për këtë rrugë, saktë pas 28 viteve nga viti 91 kur me vetëkontribut, me para personale të popullatës lokale është bërë. Përfundimisht shteti, komuna këtu vënë dorë dhe ajo i tregon popullit se investojmë”, i investojmë paratë e juaja. Ato janë paratë e juaja të cilat i paguani përmes tatimeve në komunë dhe shtet”, tha Zaev.
Ai potencoi se rruga do të hapë mundësi të mëdha për lidhshmëri më të madhe të Lubotenit dhe tërë rrethinës me Butelin dhe me qytetin e Shkupit dhe do të hapë mundësi për zhvillim të turizmit rural, si dhe për qasje më të lehtë të bujqve.
Zaev informon se dje i kanë përfunduar negociatat me Bankën Botërore, dhe se në dhjetor do të nënshkruhet marrëveshja për kredi të re prej 70 milion euro për rrugët lokale.
Zaev beson se deri në fund të vitit do të vendosin për risistemim të projekteve për ujësjellës dhe kanalizim para se gjithash nga programi TAF, prej 35 milion euro.
Kryetari i komunës së Butelit Smilevski potencoi se ndërtimi i kësaj rruge është nga vlera e madhe për shkak të asaj që në ditë kalojnë dy-tre mijë njerëz.
Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare, zhvillim rural dhe bujqësi, Babovski, sërish, potencoi se këtë herë do të sigurojë rrjedhë të shërbimeve dhe njerëzve, si dhe qasje të pandërprerë deri te mjediset urbane të më shumë se pesë mijë njerëzve. Nga ana tjetër, siç tha ai, do të sigurojmë me zhvillim të mirë infrastrukturor biznese të vogla dhe mbetje të rinisë në këto mjedise dhe zhvillim ekonomik në të gjitha mjediset e shtetit.
“Agjencia ka siguruar grant prej 11 milion denarë me çka tregojmë se paratë e buxhetit të Qeverisë jepen në këto mjedise ku është më se e nevojshme, sepse përmes Agjencisë realizojmë më shumë se 200 projekte për 80 komuna për të cilat sigurojmë zhvillim rajonal të barabartë në të gjitha mjediset urbane, por edhe për të gjitha mjediset urbane në tërë shtetin”, tha Babovski. (koha.mk)