Filloi montimi i Urës së Kazazëve

Kjo ka bërë që edhe në shumë periudha të vitit të mos mund të punohet nga ana e makinerisë. Kjo urë që do të lidh lagjen Çarshia e Epërme, me pjesën tjetër të qytetit sipas ekspertëve do të jetë një lehtësim i madh për komunikacionin në rrugët tjera, kur dihet se një pjesë e madhe e Lagjes Çarshia e Epërme ka rrugë të ngushta dhe të stërngarkuara me automjete

Urim HASIPI

Tetovë, 2 tetor – Këtyre ditëve, pas shumë zvarritjeve dhe stërzgjatjeve, pas pothuajse se një viti pritet që të përfundojnë punët për ndërtimin e Urës së Kazazëve në Tetovë, që ndodhet afër objektit të ish shkollës së mesme të mjekësisë, shkruan gazeta KOHA. Punët kanë filluar tashmë para një viti kur u shemb ura e vjetër e Kazazëve që ishte vetëm për këmbësorë. Në vend të saj, do të ndërtohen urë për qarkullimin e automjeteve që do të lehtësojë edhe komunikacionit në Bulevardin e Ilindenit. Por, nga komuna thonë se vonesat kanë qenë për shkak se reshjeve të shiut që vërshimeve që kanë rritur nivelin e ujit në Lumin Shkumbin. Punët kanë filluar para viti të ri dhe për shkak të kushteve klimatike nuk është mundur që të punohet.

Po ashtu në pengesat e punëve ka ndikuar edhe rritja e nivelit të ujit të Lumit Shkumbin. Deri më tash janë ndërtuar dy shtyllat e urës dhe tash ka filluar montimi i tyre”, njoftuan nga Komuna e Tetovës. Kjo ka bërë që edhe në shumë periudha të vitit të mos mund të punohet nga ana e makinerisë. “Gjatësia e urës do të jetë 15 metra, gjerësia 10 metër e gjysmë, ndërsa rruga do të jetë 6 metër, trotuaret nga 2 dy metra. Shuma e përgjithshme e realizimit të këtij objekti është 9 milionë e 300 mijë denarë, kurse afati i realizimit në bazë të projeksioneve ka qenë 120 ditë”, pohojnë nga Komuna e Tetovës.

Advertisements

Kjo urë që do të lidh Lagjen Çarshia e Epërme me pjesën tjetër të qytetit sipas ekspertëve do të jetë një lehtësim i madh për komunikacionin në rrugët tjera, kur dihet se një pjesë e madhe e Lagjes Çarshia e Epërme, ka rrugë të ngushta dhe të stërngarkuara me automjete. Ura e vjetër lidhte dy pjesët e qytetit. E njëjta është shfrytëzuar për qarkullim për qytetarët që kanë pasur punë në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë dhe tek ish objekti i shkollës së mesme të Mjekësisë. Krahas kësaj, e njëjta shfrytëzohej nga ana e qytetarëve për punët e tyre në Çarshinë e Epërme. Përndryshe, Ura e Kazazëve, është një nga monumentet e trashëgimisë nga e kaluara. Kjo urë është ndërtuar në shekullin e 16-të dhe e rrënuar në vitin 1979 gjatë vërshimeve në Tetovë. E njëjta është ndërtuar nga Kazazët apo shtresa e Kazazëve, të cilët në kohën e Perandorisë osmane kanë qenë punëtorë teknik të ushtrisë osmane, prandaj edhe është thirrur Ura e Kazazëve. E njëjta është rrënuar në vitin 1979 për, siç është thënë, të penguar vërshimin e qytetit nga ujërat e Lumit Shkumbin. Sipas shënimeve, kjo urë përbënte një konstruksion inxhinierik interesant të stilit oriental, me një hark me hapësirë drite të mjaftueshme. Ura ka qenë e punuar me gurë të gdhendur nga mjeshtrit vendas. (koha.mk)