Kërçovë, 12 qershor – Në orët e mëngjesit në rajonin e Kërçovës banorët i ka shqetësuar një tym i madh, i cili u paraqit si re mbi gjithë Kërçovën. Është evidente se tymi vinte nga REK “Osllomej” i cili këtyre ditëve filloi me punë.
Më të prekur me këtë problem, por edhe me problemin që e kanë banorët e fshatit më të afërt me elektranën Zhubrino, këtyre ditëve vendosën të mbajnë protesta para hyrjes në REK “Osllomej”. Ata kërkojnë që rregullisht të furnizohen me ujë të pijshëm, e cila kryhet nga sistemi i njëjtë prej ku furnizohet kombinati.
Banorët janë pranuar nga udhëheqësia e kombinatit me ç’rast morën premtim se me ndihmën e REK “Osllomej”, problemi do të tejkalohet.
Drejtori i kombinatit Qelim Halili kon firmoi se problemi me banorët e Zhubrinës është tejkaluar sepse bëhet fjalë për gabim sistemi që tërhiqet që kur është ndërtuar ujësjellësi për fshatin, megjithatë është ndërmarrë detyrim që kjo të sanohet.