Shkup, 18 korrik – Në Shkup sot është hapur parku i parë i shitjes me pakicë (Point Retail Park) në vend.
Bëhet fjalë për investim me vlerë prej rreth nëntë milion euro, ndërsa investitor është kompania “Ali Tobako” shtrihet në sipërfaqe prej 9.500 metra katror dhe do të ketë 300 vendparkime. Ai gjendet në komunën e Butelit, te ish TIPO, në udhëkryqin mes bulevardeve “Sllovenia” dhe Mak. Kosovska Brigada”, informon gazeta KOHA.
Në hapjen morën pjesë pronari dhe investitor Ali Qaili, kryetari i komunës Butel, Velimir Smilevski dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë FORTON MKA/Keshman end Uejkfild, Vllatko Bogoevski.
Sipas Qailit, Point Retail Park është investim që do të ndikojë pozitivisht te Qyteti i Shkupit dhe në shtet në përgjithësi, duke na pozicionuar si lider në rajon.
“Point Retail Park” është investim që do t’i hap dyert për rreth 200 persona dhe i cili vlen reth nëntë milion euro. Në Point do të mund të shihni brende të njohura dhe me renome vendore dhe të huaja”, deklaroi Qaili dhe shprehu falënderim për të gjithë qiramarrësit të cilët e kanë njohur planin dhe investimin e tyre.
Kryetari i komunës Butel shprehu kënaqësi që parku hapet në Komunën e Butelit dhe konsideron se me këtë investim do të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në modernizimin e kësaj vetëqeverisje lokale.
Bogoevski, sërish, potencon se ky koncept është zhvilluar gjithkund në botë, veçanërisht në Evropë dhe rajonin përreth nesh, si Serbia, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi.
Vizitorët do të mund të blejnë nga brendet vendore dhe të huaja. Në korrniza të parkut do të ketë edhe restoran, supermarket, kënd të lodrave dhe dyqan për fëmijë në sipërfaqe prej 2.500 metra katror. Sonte me fillim në orën 19:30 është parashikuar hapja solemne. (koha.mk)