Votimi në Koçan në të gjitha 62 vendvotiemt filloi saktë në orën 7:00, kumtuan nga Komisioni komunal zgjedhor. Në listën zgjedhore në Koçan janë regjistruar 33.264 qytetarë me të drejtë vote. “Në këto zgjedhje lokale vendvotimet në Koçan janë pakësuar për një. Përkatësisht, vendvotimi në vendbanimin Reçan është hequr, ndërsa votuesit janë kahëzuar të votojnë në Kostrin Dol”, deklaroi Maria Goceva, kryetare e KKZ të Koçanit. Në komunën e Vinicës votimi filloi saktë në orën 7:00, me kohë dhe pa probleme. “Në komunën e Vinicës në 33 vendvotime sot pritet të drejtën e vet të votës ta shfrytëzojnë 17.354 qytetarë”, deklaroi kryetari i KKZ Vinicë, Aco Gjorgiev.