Uashington, 16 janar – Në Senat sot filloi dëgjimi për impiçment të presidentit amerikan, Donald Tramp me fjalim hyrës të Adam Shif, kongresist demokrat, një nga të ashtuquajturit menaxherë, apo prokurorë për revokim të presidentit.
Shtatë prokurorët, ligjvënës nga Dhoma përfaqësuese, do t’i rpezantojnë akuzat para senatorëve, të cilët kanë rol të porotës.
Gjykatësi i Gjykatës supreme, Xhon Roberts do të japë betimin për mbikëqyrje të procesit, ndërsa më pas do të betohen edhe njëqind anëtarët e Senatit.
Lideri i shumicës në Senat, Miç Mekonel, deklaroi se nga fundi i mbledhjes së sotme do të njoftohet Shtëpia e Bardhë, në mënyrë që të kërkohet nga presidenti të dërgojë këshilltar të tij i cili duhet t’u prëgjigjet akuzave.
Dëgjimi kryesor do të fillojë të martën e javës së ardhshme.(koha.mk)