Shkup, 4 maj – Sot në zhardinerinë e mesme të bul. “Jane Sandanski” u rregullua figura e luleve “Lejleku”. Rasati ekzistues u zëvendësua me 500 copë të rasatit të luleve verore të llojit “Alisum” (lat. Alyssum). Në të njëjtën kohë me 600 copë të rasatit të luleve sezonale të llojit “Catharanthus roseus” u stolis figura e dytë prej luleve “Lejleku” në bulevardin e lartpërmendur përball parkut, informon Koha.
Gjithashtu, me mbjelljen e rreth një mijë luleve të llojit “Catharanthus roseus” me ngjyrë vjollce dhe të bardhë, u stolis figura e luleve “Mjellma” në bul. “Jane Sandanski”. Me këtë aksion të mbjelljeve u shënua edhe fillimi i zëvendësimit të rasatit ekzistues me rastin e ri të luleve verore, në të gjitha sipërfaqet e luleve në mbarë gjelbërimin urban.