Shkup, 28 mars – Filloi llogaritja verore e kohës duke lëvizur akrepat e orës një orë përpara mbrëmë në ora 2 të mëngjesit.
Llogaritja verore e kohës mbaron më 31 tetor në ora 3 të mëngjesit.
Ky vit pritej të ishte ndërrimi i fundit i kohës. Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit 2019, votoi për heqjen e ndërrimit sezonal të kohës nga viti 2021. Por Këshilli i BE-së nuk ka marrë ende vendim përfundimtar, kështu që nuk është plotësisht e sigurt se kjo do të jetë ndërrimi i fundit në BE.
Ndërrimi sezonal i motit, përveç në Evropë, zbatohet në shumicën e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende të tjera të botës.