Gostivar, 10 korrik – Pas hetimit gati njëvjeçar, në gjykatën themelore në Gostivar, filloi gjykimi i B.P. dibranes 28 vjeçare e akuzuar për vrasjen e Amit Pocestës (54), bashkëshortes së tij Nazmije (53) dhe vajzës së tyre Anila (14). Krahas B.P. në bankën e të akuzuarve janë edhe F.G. (31) nga Gostivari dhe V.K. (61) nga Dibra për ndihmë në vrasje.
Në fillim të procesit gjyqësor në gjykatën e Gostivarit ishin sjellë edhe F.G nga Gostivari dhe V.K, të cilët janë të akuzuar se e kanë ndihmuar në kryerjen e krimit.
Në seancën e parë gjyqësore ishin prezantuar paditë nga PTHP dhe mbrojtja e tre të akuzuarve me çka ishin shfaqur edhe disa hollësi për mënyrën dhe përgatitjen e vrasjes e cila vitin e kaluar e tronditi opinionin dibran dhe opinionin në RMV në përgjithësi.
Trupat e pajetë të dy bashkëshortëve dhe të vajzës së tyre ishin gjetur vitin e kaluar më 27 gusht në shtëpinë familjare në Dibër. Pas gati tetë muajve nga vrasja dhe procedurës hetuese, Prokuroria ka siguruar dëshmi se e akuzuara e parë B.P. e ka kryer veprën penale: vrasje nga neni 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal, përderisa dy të akuzuarit e tjerë janë akuzuar për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale, ishte bërë e ditur nga Prokuroria Publike.
Kjo ngjarje shkaktoi trazira në Dibër, duke pasur parasysh se policia një kohë të gjatë pas krimit i cili ndodhi në këtë shtëpi, të locuar në rrugën “Një maji”, pronë e familjes së migruar përkohësisht, për të akuzuarën B.P. e kërkonte motivin. Më vonë u konfirmua edhe dyshimi se kryes është anëtari i afërm i familjes.(koha.mk)