Shkup, 14 dhjetor – Në Gjykatën Penale të Shkupit sot mbahet seanca e re për lëndën e PSP “Trust”, në të cilën është marrë në pyetje eksperti i propozuar prej Prokurorisë Publike Speciale.
Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë.
Në seancën e kaluar u morë në pyetje eksperti Dejan Gërkovski. Ai tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse përkojnë me objektet të cilat janë theksuar në dokument, por mundësi për kontrollin e tillë nuk ka marrë.
Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë eurosh.
Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.