Shkup, 13 mars – Në Gjykatën Penale sot filloi gjykimi për lëndën “Tenderët” në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska për keqpërdorim me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, si dhe një pjesë të projektit “Shkupi 2014”.
I akuzuari i dytë dhe i tretë në lëndën e PSP-së “Tenderët” janë anëtarët e Komisionit për furnizime publike.
Prokurori i PSP-së, Stevço Donev tha se në procedurën për furnizime publike duhet të ketë transparencë dhe se një pjesë e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës nuk kanë punuar sipas rregullores. Ata, siç shtohet, e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke favorizuar një kompani për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.
Kançevska-Milevska, sipas prokurorit, i ka imponuar drejtorit të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi t’i kryejnë të gjitha punët ndërtimore dhe të mos pritet tender i ri.
Avokatët Sasho Dukovski në fjalimin përshëndetës tha se nuk ekziston faj tek të akuzuarit dhe siç shtoi, nga aktakuza nuk ka parë se ka ndonjë dëm.