Rritja e vetëdijes te popullata për mbrojtje të pyjeve nga zjarret është qëllimi i fushatës të cilën sot filluan ta zbatojnë Unioni i zjarrfikësve të Republikës së Maqedonisë, Unioni i zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Unioni komunal i zjarrfikësve “Aerodrom”, Pyjet e Maqedonisë dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Në fushatë marrin pjesë aktivistë nga unionet e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe pjesëmarrës të pajisur me helmeta të zjarrfikësve. Në sheshin Maqedonia, qytetarëve iu ndahen afishe, ndërsa personat profesionistë japin këshilla dhe rekomandime si të mbrohen pyjet nga zjarret.
Kryetari i Unionit të zjarrfikësve të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Nikollov deklaroi se qëllimi i fushatës është që të paralajmërohet popullata për sezonin e ardhshëm për zjarre në ambient të hapur.
“Duhet të tentojmë të gjithë si qytetarë të jemi të kujdesshëm për të shkaktuar zjarr kur qëndrojmë jashtë mjediseve urbane. Viteve të fundit numri i zjarreve po zvogëlohet, ndërsa sjellja e qytetarëve është më e përshtatshme në këtë aspekt”, theksoi Nikollov.
Shtoi se në 99 për qind të rasteve arsyeja për zjarret është faktori njerëzor. Kryetari i Unionit të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Nikolla Bojkovski porositi që të ndizet zjarr i hapur në pyll, të mos digjet kashtë, turistët dhe kërkuesit e ilaçeve të bimëve, gjatë qëndrimit në pyjeve të kenë kujdes që të shkaktojnë zjarr, të mos hedhen mbetjet dhe bishtat e cigareve në pyje.