Shkup, 2 prill – Në Shkup pasdite filloi Forumi i biznesit Maqedonia e Veriut – Greqi, në të cilin marrin pjesë rreth 400 biznesmenë nga nëntë vende. Në Forum do të drejtohen kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri grek Aleksis Cipras.
Kryeministri grek e shoqëron delegacioni me mbi 140 drejtorë dhe përfaqësues prej mbi njëqind ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat do të marrin pjesë në Biznesin e forumit mes të cilëve janë “Mitilineos grup”, “Intrakom”, “Motor oil”, “Prometeus gas”, “GEK Terna”, “Hepening Petroleum”, “Aktor”, “Alitivita”, PPC, DESFA, TITAN, “Viohalko”, “Sidenor SA”, “Alfa digital”, “Alumil SA”, “Malamatinas & Son SA”, “Ohonos Snak SA”
Biznesmenët të cilët e shoqërojnë kryeministrin Cipras janë nga sektori i ndërtimtarisë, energjetikës, industria ushqimore, ndërsa në Forumin e biznesit do të shqyrtohen mundësitë e zgjerimit të biznesit të tyre në vend.
Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Frans pres tha se Maqedonia e Veriut do të ketë dobi të madh ekonomike nga Marrëveshja e Prespës të nënshkruar me Greqinë.
Kompanitë greke, siç thekson, tani më kanë treguar interes për investim më shumë se 500 milionë euro në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka interes për investim edhe në bujqësi edhe në sektorë të tjerë.
Kryeministri grek paraprakisht në konferencë për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev theksoi se çështja më e rëndësishme e takimit të tyre ishte ekonomia, sepse, siç tha, duhet t’i shpejtojmë dhe t’i kapërcejmë boshllëqet nga e kaluara, si dhe shmangim tatim të dyfishtë.
“Përveç vështirësive ka shumë sipërmarrës grekë të cilët për momentin punojnë dhe janë aktivë në Maqedoninë e Veriut. megjithatë, delegacioni im mban me vete më shumë se njëqind sipërmarrës me qëllim që të arrihet bashkëpunim më i mirë dhe marrëdhënie në të ardhmen. Vendosëm edhe komitet koordinues për bashkëpunim tonë, që do të kryejë mbikëqyrje dhe do t’i mbështesë sipërmarrjet e tilla në kuadër të marrëdhënieve ekonomike”, deklaroi Cipras.
Mbi 400 biznese greke, që përfshijnë 25.000 vende të punës janë aktive në ndërtimtari, miniera, industri të naftës, industri kozmetike dhe sektori ushqimor.
Gjashtë kompani greke janë përfshirë në listën e 50 bizneseve më fitimprurëse në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)