Me fjalimin e kryeministrit grek Aleksis Cipras, sot filloi debati në Parlament për votim të besimit të Qeverisë.
Kryetari i Parlamentit Nikos Vucis në fillim të seancës plenare, tha se debati do të përfundojë më së voni nesër në mesnatë me votimin e deputetëve. Kjo shkaktoi reagime te partitë opozitare, të cilat kërkojnë që debati të zgjasë tre ditë aq sa ligjërisht është afati më i gjatë i lejuar, me shpjegim se kështu do të kenë mundësi që të marrin fjalën sa më shumë deputetë.
Ky propozim i partive opozitare ishte hedhur poshtë dhe mbetet vendimi fillestar, votimi të jetë nesër në mbrëmje.
Vucis i kumtoi edhe ndryshimet e sotme në grupet parlamentare, kalimi i Aristidis Fokas në Grekët e Pavarur dhe shlyerjen e Spiros Danelis nga Potami.
Menjëherë pastaj deputetëve iu drejtua kryeministri grek dhe sqaroi se çka ka bërë deri më tani Qeveria e tij, çka është ajo që duhet ta bëjë deri në fund të mandatit të tij katërvjeçar dhe pse kërkon ripërtëritje të besimit për Qeverinë.