Prilep, 19 nëntor – Në pikën e blerjes në Kombinatin e duhanit të Prilepit sot edhe zyrtarisht u shënua fillimi i fushatës së blerjes të duhanit nga rekolta i këtij viti. Prodhuesit e duhanit e sollën duhanin në peshore, dhe siç thonë, presin dhe shpresojnë që vlerësimi të kalojë mirë.
“Tani për tani është mirë, sollëm rreth 300 kilogramë, ka prej të gjitha klasave, do ta shohim”, thotë prodhuesi i duhanit Goce Stojkoski edhe pse potencon se çmimet e blerjes duhet të jenë më të larta.
Kombinati i duhanit të Prilepit është i gatshëm t’i blejë sasitë e dakorduara, ndërsa do të paguhet në afat prej tre ditëve, thotë drejtori i kombinatit Kire Stankoski.
Sipas ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski, pritet blerje stabile e duhanit, Ka 195 pika, ndërsa prodhimi nuk pritet të jetë më i vogël se 23.500 tonë.
“E shënojmë fillimin e blerjes së duhanit për rekoltën e vitit 2018. Deri sot janë paraqitur 195 pika blerje ku Inspektorati shtetëror i bujqësisë i ka bërë të gjitha kontrollet dhe pret blerje të sigurt dhe stabile”, deklaroi Nikollovski.
Duhani siguron 100 milionë euro derdhje devizore në vit dhe ekzistencë për mbi 23.000 familje në Maqedoni.