Prilep, 20 nëntor – Me pritje të mëdha të kultivuesve të duhanit, sot filloi blerja e duhanit nga rekolta e këtij viti. Pikat blerëse i hapën Kombinati i duhanit Prilep dhe kompanitë “Sokotab” nga Manastiri dhe ndërmarrja greke “Seke”, transmeton gazeta KOHA.
Duhani është me cilësi të jashtëzakonshme, më e lartë se vitin e kaluar. kështu që pritet edhe çmim blerës mesatar më i lartë. Me këtë dakordohen kultivuesit e duhanit, blerësit dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Rekolta e këtij viti pritet të peshojë mbi 25.000 tonë dhe diçka më tepër se e vitit të kaluar.
Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, pritet fushatë e qetë dhe solide blerëse. Për blerje janë licencuar nëntë kompani të cilat kanë garanca për pagesë dhe për gjashtë për qind pritet rendiment më i madh se vitin e kaluar, si dhe çmim blerës mesatar më i lartë për shkak të cilësisë më të lartë.(koha.mk)