Shkup, 26 gusht – Pas më shumë se dhjetë vitesh, Komuna Qendër ka nisur restaurimin e rrugës së Avokatëve, më saktë pjesën që gjendet para shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodij”, njofton Koha.
“Me restaurimin e tërësishëm të kësaj pjesë të rrugës, mundësohet qarkullim normal dhe i sigurt për nxënësit e kësaj shkolle dhe qytetarët tjerë që lëvizin në këtë anë”, thonë nga Komuna.
Nga atje shtojnë se vitin e ardhshëm do të restaurohet edhe pjesa tjetër e rrugës, për të cilën është paraparë edhe kanalizim i ri fekal, atmosferik dhe ujor. Projekti për rrugën e avokatëve parasheh edhe një shesh të vogël me gjelbërim dhe pajisje urbane.