Shkup, 14 gusht – Gjatë ditës së sotme, ekipet e NP “Higjiena komunale” –Shkup në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, komunat e Shkupit dhe Ndërmarrja publike “ Parqe dhe gjelbërime”, filluan aksionin masovik për pastrim gjeneral në të gjitha rrugët e qytetit dhe komunat si dhe parqet në Shkup.
Aksioni filloj në komunën Gjorçe Petrov me pastrim gjeneral të rrugëve “4 korriku”, “Gjorçe Petrov” dhe “Socialistiçka zora” kurse do të vazhdoj edhe në rrugët tjera.
Në aksion marrin pjesë 50 punëtorë përderisa nga mekanizmi shfrytëzohen dy automjete për larjen e rrugëve – autocisterna (ditën dhe natën), dy automjete speciale komunale – ngarkues dhe një automjet special komunal – fshesë.
Aksioni për pastrim gjeneral do të vazhdoj edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe do ti përfshij të gjitha komunat në Qytetin e Shkupit.