Shkup, 30 janar – Qeveria do të presë që të përfundojë hetimi që është ngritur na Prokororia Themelore Publike për parregullsi eventuale gjatë importit, shpërndarjes dhe përdorimit të vaksinës MRP dhe më pas do të vendosë nëse do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Fillimisht le të prononcohet Prokuroria. Nuk mundemi që të paragjykojmë. Bëhet fjalë për një hetim i cili është hapur. Do të shohim, le të përfundojë hetimi”, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Qeveria do të kërkojë përgjegjësi nga ministri Filipçe nëse konfirmohen parregullsitë me vaksinën MRP.
Dje, Prokuroria Themelore Publike njoftoi se mbi bazë të zërave ka hapur lëndën për parregullsi eventuale me importin, shpërndarjen dhe përdorimin e vaksinës për fruthin. (koha.mk)