Resnje, 29 korrik – Moti i ligë nga era e fuqishme, shi dhe breshër që para rreth 20 ditëve e përfshiu Rajonin e Prespës ka shkaktuar dëm prej 80 deri në 100 për qind tek kulturat bujqësore dhe mbjelljet e pemëve, tregojnë vlerësimet e para të Komisionit komunal për dëm të formuar menjëherë pas motit të ligë.
Sipas vlerësimeve të para, siç informoi për MIA-n kryetari i komunës së Resnjës, Zhvko Gosharevski, janë përfshirë 420 hektarë sipërfaqe në rajonin e Prespës së Poshtme, në shtrirjen drejt vendkalimit kufitar “Markova Noga”.
Komisioni, sqaroi, ka bërë vlerësim për dëmin në shkollën fillore “Dimitar Vllahov” në fshatin Lubojno, si dhe në shkollat rajonale në Krani, Nakolec dhe Shtërbovo, me qëllim që deri më 1 shtator të jenë gati për fillimin e vitit shkollor.
Tek së pari, theksoi kryetari i komunës, do të bëhet analizë e detajuar në bazë të mbjelljeve të shkatërruara të mollëve, sepse drunjtë kanë pësuar dëm shumë vjeçar.
Paraqitja për dëmet e shkaktuara nga moti i ligë që e ka përfshirë Prespën e Poshtme më 10 korrik është në vijim dhe do të zgjasë deri më 5 gusht. (koha.mk)