Edhe pse Liqeni në dalje nga Dibra për në Shkup fillon në afërsi të Urës së Kosovrastit, tani niveli i ujit ka zbrit deri tek Ura e Mollniçanit. Mes dy Urave shihet vetëm rrjedha e lumit Radikë, sipërfaqja tjetër është e thatë. Kjo ndodh disa herë brenda këtij viti
Vjollca SADIKU
Dibër, 20 shtator – Këto ditë ka vazhduar ulja maksimale e nivelit të Liqenit të Dibrës. Edhe pse Liqeni në dalje nga Dibra për në Shkup fillon në afërsi të Urës së Kosovrastit, tani niveli i ujit ka zbrit deri tek Ura e Mollniçanit. Mes dy Urave shihet vetëm rrjedha e lumit Radikë, sipërfaqja tjetër është e thatë. Kjo ndodh disa herë brenda këtij viti.
Shoqatat ekologjike të Dibrës disa herë kanë reaguar në këto batica dhe zbatica të Liqenit të Dibrës. Ata reagojnë edhe tani, në uljen e nivelit të Liqenit, i cili në fillimin të tij nga fshati Kosovrast se deri tek Urra e Mellniçanit tani më nuk ka ujë. Fshatarët thonë se këto ditë zbresin në këtë pjesë të liqenit dhe me duart e tyre nxjerrin peshqit para se ata të ngordhin. Kjo dukuri shkakton probleme të shumta në florën dhe faunën, thotë aktivisti në sferën e ekologjisë, Gazmend Cami. E njëjta situatë është edhe në afërsi të vendit turistik “Tre çezmat”. Ulja e nivelit të Liqenit tani më në shtratin pa ujë ka lënë vetëm rrjedhën e Lumit Drini i Zi i cili vjen nga hidrocentrali i “Glloboçicës”.
Shqetësimet për këtë situatë që ndodh me nivelin e Liqenit të Dibrës tani janë të mëdha tek pushteti vendor, shoqatat qytetare por edhe mbarë dibranët. Në pjesën ku është plazhi i Liqenit të Dibrës, aty ku gjenden edhe objektet shërbyese – kafeteritë dhe restorantet takuam edhe disa nga pronarët e tyre. Ata thonë se për shkak të nivelit të ulët të ujit të Liqenit e cila në këtë pjesë është tërhequr mbi 40 metra, dhe është ulur edhe numri i klientëve, meqë uji është shumë larg nga hapësirat e restoranteve. Këtu takuam edhe disa peshkatar dibran, anëtar të shoqatës së peshkatarëve “Trofta”. Sipas tyre ndryshimet e nivelit të Liqenit dy vitet e fundit në një situatë të këtillë nuk ka ndodhur më parë. Probleme me nivelin e ujit të liqenit ka patur edhe në dekadat e kaluara por jo të këtyre parametrave. Ata shtojnë se edhe peshkimi në mënyrë sportive ka pësuar ndryshime meqë liqeni është tërheq shumë. Po sipas tyre shoqata e peshkatarëve sportiv “Trofta”, ka dënuar gjithmonë këtë ulje të minimumit të nivelit të Liqenit meqë shkaktohen probleme të shumta në florën dhe faunën. Në prononcimet e deritashme përfaqësuesit të hidrocentralit “Splje” dhe të ELEM-it gjithmonë kanë thënë se respektohet minimumi deri ku mund të ulet niveli i ujit të Liqenit. (koha.mk)