Në Shkup sot do të mbahet promovimi i projektit “BE integrim i barabartë gjinor? – ndërtimi i kapaciteteve të organizatave qytetare të grave”. Në promovim do të mbajë fjalim Sofi Bemont, menaxhere e programit për arsimim dhe gjini pranë Delegacionit të BE-së.
Projekti ka për qëllim që ta përforcojë përfshirjen e organizatave qytetare të grave në reformat e procesit për BE integrimin, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit me institucione relevante dhe mekanizma për krijimin e politikave, si dhe përmes përfshirjes në planifikimin, programimin dhe monitorimin e reformave kyçe kombëtare lidhur me vendosjen e barazisë gjinore.
Projekti është financuar nga ana e Bashkimit Evropian përmes Delegacionit të BE-së në Shkup, ndërsa realizohet në kuadër të Programit të decentralizuar kombëtar për mbështetje transite dhe ndërtimin e institucioneve, e implementuar nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe Ministrisë së Financave. Në të njëjtën kohë, projekti u bashkëfinancua nga ana e Agjencisë suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar,