Shkup, 21 tetor – Shërbimet inspektuese të cilat kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll në respektimin e vendimeve të cilat i sjellë Qeveria, do të vazhdojnë me kontrolle të rregullta dhe intensive në terren dhe me shqiptim të sanksioneve atje ku do të konstatohet mosrespektim të protokolleve shëndetësore. Presim që kur të ngritet vetëdija kolektive dhe që përmes respektimit të masave për mbrojtje të shëndetit publik, të gjithë bashkarisht do të kontribuojmë për uljen e përhapjes së koronavirusit, porositi sot kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkovska.
“Shërbimet inspektuese do të vazhdojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë për mbrojtjen e popullatës nga përhapja e këtij virusi të rrezikshëm, por edhe për mbrojtjen e të drejtave të secilit qytetar. Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ruajtjen e shëndetit publik dhe të kontribuojmë drejt sigurimit të funksionimit të mbarë sistemkit. Çdo mosrespektim i ligjeve dhe protokolleve për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit do të sanksionohet në mënyrë adekuate dhe joselektive”, tha Filipovska Grashkovska në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Ajo theksoi se në periudhën prej 12 deri më 18 tetor, shërbimet inspektuese kryen gjithsej 2183 kontrolle.
Ajo shtoi se nga ana e inspektorëve të tregut janë shqiptuar 52 vendime dhe 76 urdhëresa kundërvajtëse për subjekte të ndryshme në tërë territorin e vendit.
Inspektorati shtetëror i punës, siç tha, keru gjithsej 395 mbikëqyrje inspektuese tek punëdhënës para së gjithash në bazë të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, si dhe në bazë të protokolleve për mbrojtje të të papunëve nga koronavirusi.
“Gjatë këtyre mbikëqyrjeve, nga ana e inspektorëve të punës u shqiptuan 23 vendime për punëdhënës në disa qytete të vendit për mënjanim të mangësive të konstatuara lidhur me mënyrën e pagesës së rrogës, orarit të punës dhe sigurisë dhe shëndetit gjatë punës së të punësuarve”, tha Filipovska Grashkovska.
AUV, shtoi, kreu gjithsej 355 mbikëqyrje në disa qytete të vendit në lloje të ndryshme të subjekteve, siç janë markete, objekte gastronomike, mishtore, objekte prodhuese dhe tregje të gjelbra me ç’rast më shpesh janë konstatuar mangësi në moskryerjen e kontrolleve shëndetësore të personelit, mosmbajtje të procesverbaleve për praktikë të mirë higjienike, moszbatim të masave të përgjithshme higjienike, objekte të paregjistruara dhe prodhime të pasigurta të lëshuara në shitje për ç’shkak janë sjellë pesë vendime, një urdhër-pagesë kundërvajtëse dhe janë kryer 33 edukime.
Agjencia për barëra dhe mjete ndihmëse mjekësore, saktësoi, ka kryer gjithsej 55 mbikëqyrje ndaj 55 barnatoreve, prej të cilave 26 barnatore janë në Shkup, 10 në Kumanovë, 11 në Strumicë, dy nël Ohër dhe gjashtë në Kavadar, me ç’rast nuk janë konstatuar kundërvajtje të dispozitave ligjore dhe mosrespektim të protokolleve.
Në përgjigje të pyetjeve, FIlipovska Grashkovska theksoi se edhe pas sjelljes së vendimit për kufizim ë orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 23:00., shërbimet inspektuese do të kenë kapacitet t’i kontrollojnë objektet nëse punojnë në pajtim me protokollet dhe masat.