Berlin, 22 shkurt – Kancelarja Angela Merkel nga konferenca e përbashkët për shtyp në Berlin me kryeministrin e Maqdonisë, Zoran Zaev dërgoi mesazhe inkurajimi deri tek të dy palët e involvuara, Maqedonia dhe Greqia, që ta zgjidhin çështjen për emrin, konsideron ish-ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Gjermani, Gjorgji Filipov.
“Merkel i inkurajoi të dy vendet që t’i sjellin negociatat deri në zgjidhje, duke thënë se ka biseduar edhe me kryeministrin grek Cipras. Edhe ai dhe Zaevi i kanë thënë se është e mundur gjetje e zgjidhjes. Merkel ashpër, por shumë qartë potencoi se negociatat ose bisedimet po zhvillohen tepër publikisht, me ç’rast prishet procesi i negociatave, duke u dhënë rast kundërshtarëve të bisedimeve dhe gjetjes së zgjidhjes nga të dy taborët që ta ndërpresin ose ta orientojnë në drejtim të gabuar”, thotë Filipov.
Ai shpjegon se “qëndrimi i tij i cili u shpreh më shumë si konstatim i përgjithshëm për udhëheqje të negociatave se sa si “kritikë” e drejtpërdrejt ndaj dy shefave të qeverive, duhet të lindë me fryt dhe të japë rezultate deri në maj të këtij viti, që në mënyrë operative të zbatohen disa hapa nga inkuadrimi euro-atlantik i RM-së.
Madje, sipas tij, ajo nuk harroi, për të cilën herë me radhë, të përkujtojë se “kompromisi që do të arrihet do të jetë njëjtë e dhimbshme për të dyja palët”.
“Dhe, kjo nuk është ashtu për shkak të Maqedonisë dhe Greqisë, këtu për shkak të ligjeve të negociatave që duhet të respektohet në qoftë se dëshiron të gjendet zgjidhje për çështje të caktuar me negociata. Në konferencë shtypi ajo tha se vendi i tillë (konferencë shtypi) nuk është vend në të cilin do të duhet të zbulohen hollësi nga negociatat, për të cilët, ja pas aq kohe, është e mundur diçka dhe e vërtetë të ndodhë. Madje theksoi se ‘shpejtimi’ dhe ‘puna nën presion’ nuk janë garanci për gjetje të zgjidhjes më të përshtatshme”, thotë Filipov në koment për MIA-n.
Konsideron se Berlini nuk është i involvuar në kontestin për emrin.
“Nuk mendoj se Gjermania ‘pas prapaskene’ luan rol të caktuar. Ajo e luan rolin hapur, siç pamë, kuptohet duke pasur ndërgjegje për radhitjen reale të gjërave dhe duke i marrë parasysh interesat e të dy vendeve, posaçërisht se njëri vend (Greqia) është anëtare e dy organizatave, ku tjetra anëtare (Maqedonia), dëshiron të hyjë, dhe ku vlejnë parimet e pajtueshmërisë komplete të të gjithë anëtareve tanimë ekzistuese, për hyrje të anëtareve aspirantë. Do të shtoja vetëm se si edhe deri tani Merkel e përdori emrin Maqedoni dhe mbiemrin maqedonas, ndërsa kësaj here, në konferencë shtypi, këtë e përsëriti në numër të madh të jashtëzakonshëm, madje disa nga të pranishmit pyesnin se nëse kjo eventualisht do të thotë diçka”, nënvizoi ambasadori Filipov.
Sipas saj që ai ka pasur mundësi që t’i kontrollojë reagimet, ndërsa edhe nga reagimet e miqve të tij nga Greqia për vizitën e Zaevit, deklaratat e tij dhe deklaratat e kancelares Merkel janë pranuar pozitivisht dhe japin shpresë se është e mundur që diçka e vërtetë të ndodhë.
“Aty e shton edhe ndërgjegjësimin se asnjë kërkesë ekstreme e cilësdo palë nuk do të pranohet nga pala kundërshtare dhe se edhe të dyja palët në mënyrë të njëjtë do të shprehin keqardhje dhe njëjtë do t’i gëzohen zgjidhjes eventuale të kontestit”, thekson Filipov.
Përndryshe, takimi i kryeministrit Zoran Zaev me kancelaren federale Angela Merkel, thotë, dukshëm, ka kaluar në atmosferë të sinqertë dhe përzemërt, në të cilin janë këmbyer mendime për shumë çështje, ndërsa më shumë vëmendje krahas dukjeve për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, gjegjësisht fillim të negociatave me BE-në, i është dhënë bashkëpunimit ekonomik.
Gjermania, thekson Filipov, është partneri më i rëndësishëm ekonomik i RM-së me këmbim prej 3.155 miliardë euro, ndërsa pothuajse 60 për qind e eksportit të përgjithshëm të Maqedonisë në BE është eksport në Gjermani. Gjithsesi se roli i Gjermanisë në Bankës Evropiane Qendrore, në Bankën Botërore dhe në FMN është i madh, prej atje edhe mbështetja e jashtme kreditore financiare e vendit varet shumë edhe nga ky vend. Vetë ndodhitë me huazimet më të reja të RM-së nga burime të jashtme, thekson ai, flasin se RM-ja sërish fiton mbështetje të këtij plani. Merkel e ka theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, fillimisht nga pikëpamja ekonomike, ndërsa pastaj edhe nga ajo politike.
“Konsideroj se vizita do të kontribuojë për përshpejtim të disa proceseve rreth aprovimit të mjeteve për mbështetje ekonomike të projekteve me rëndësi për Maqedoninë dhe fqinjët, siç është për shembull autostrada dhe linja hekurudhore me Bullgarinë dhe lidhjet e ngjashme me Shqipërinë, si dhe përfundimi i lidhjes së plotë me autostradë midis Maqedonisë dhe Serbisë dhe Maqedonisë dhe Greqisë. Merkel pranoi se deri në pagesën e mjeteve po vonohet për shkak të administratës së ngadalshme të projekteve në Bruksel”, thotë në deklaratën për MIA-n ambasadori Gjorgji Filipov.