Manila, 30 korrik – Qeveria filipinase ka marrë vendim për të vendosur “mbyllje” të rreptë në kryeqytetin Manila për të parandaluar përhapjen e variantit Delta, më ngjitës të koronavirusit, kumtuan sot zyrtarët.
Mbyllja e rreptë do të hyjë në fuqi nga 6 deri më 20 gusht. Gjatë asaj periudhe, nuk do të lejohet të konsumohet ushqim në restorante, si dhe tubime fetare. Parukierët do të mund të punojnë vetëm me kapacitet prej 30 përqindëve, thuhet në komunikatë. Nuk do të funksionojnë as qendrat e mbyllura rekreative, ndërsa atraksionet turistike do të punojnë për turistët me vetëm 30 përqind të kapacitetit.
Vendosja e mbylljes së rreptë vjen dy ditë pasi ekspertët bënë thirrje për një mbyllje dyjavore për të parandaluar një rritje “katastrofike” të numrit të rasteve me Kovid-19 falë variantit delta.
Një rritje e re e fuqishme e numrit të infeksioneve ka filluar në rajonin e Manilës, me të paktën 1.000 raste në ditë.