Filipe Luis ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në vendlindje. Mbrojtësi i majtë, i cili mbylli aventurën me Atletico Madridin pas përfundimit të kontratës, ka firmosur me brazilianët e Flamengos. 33-vjecari, i cili më parë ka luajtur edhe për Ajaxin, Deportivo La Corunan apo Chelsea-n kishte disa oferta në Europë, por ai zgjodhi të rikthehej në vendlindje.
Për Filipe Luis kishte shprehur interes fillimisht Barcelona, që e shikonte si zëvendësues të Jordi Albas, ndërkohë që edhe Dortmundi e Fernerbahce kishin kryer një sondazh rreth tij. Për të zëvendësuar Luis, Atletico Madrid firmosi me një tjetër brazilian, pikërisht me Renan Lodin.