Filipe Luis e ka konfirmuar largimin e tij nga Atletico Madridi pas tetë vjetësh në klub. Kontrata e 33-vjeçarit ka përfunduar në fund të qershorit, megjithatë vonoi njoftimi pasi nuk dihej e ardhmja e tij dhe se lojtari kishte thënë se do të vendosë pas Kupës së Amerikës, ku me Brazilin doli kampion, transmeton “Sporti në KTV”, përcjellë gazeta Koha.
“Sot është një ditë jo e mirë për mua. Por, në të njëjtën kohë është edhe ditë e lumtur, pasi kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe kam kujtime të mira”, ka thënë ndër të tjerash Luis.
Ai e fitoi titullin në vitin 2014 dhe dy Liga të Evropës nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone.