Filipçe: Vendimi i BE-së vjen pas stabilizimit të gjendjes me Kovid-19 në shtet, por pandemia akoma nuk ka përfunduar

18

Shkup, 16 qershor – Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se vendimi I Bashkimit Evropian për lehtësim të udhëtimeve të shtetasve tanë vjen pas stabilizimit të gjendjes me virusin në shtet. Por, ai paralajmëroi se pandemia ende nuk ka përfunduar dhe se duhet t’u përmbahemi masave për mbrojtje.

“Bashkimi Evropian vendosi t’i lehtësojë kufizimet për udhëtim të shtetasve tanë, në çka u dakorduan të gjitha 27 anëtaret e bllokut. Ky vendim I BE-së vjen pas stabilizimit të gjendjes me virusin në shtet. Vazhdojmë ta ndjekim me vigjilencë gjendjen epidemiologjike në vend. U bëj thirrje qytetarëve se akoma vlejnë masat themelore për mbrojtje nga virusi Kovid-19. Pandemia nuk ka përfunduar tek ne, në vendet e rajonit, e madje edhe çdokund në botë, ende ka raste aktive dhe raste të reja, që në njëfarë mënyre është kërcënim potencial për goditje të mundshme nga virusi, prandaj duhet t’u përmbahemi masave për mbrojtje”, shkroi ministri Filipçe në “Fejsbuk”.

Deklarata e ministrit vjen pas vendimit të sotëm të ambasadorëve të BE-së për t’u hequr restriksionet për udhëtime jothelbësore për shtetasit e disa vendeve, mes të cilave edhe për Maqedoninë e Veriut. Vendimi duhet të publikohet formalisht në Gazetën zyrtare të BE-së, me çka do të hyjë në fuqi, me siguri të premten, deklaroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bashkimi Evropian duhet gradualisht t’I lehtësojë kufizimet për Kovid-19 për hyrje të udhëtarëve nga SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera sipas marrëveshjes së të mërkurës mes 27 vendeve anëtare.

Udhëtarët nga SHBA-ja, Shqipëria, Hong-Kongu, Libani, Makao, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani duhet më lehtë të hyjnë në Union, deklaruan nga kryesimi portugez me BE-në për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.