Shkup, 13 prill – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot mori pjesë në seancën e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë – MATTO.
Ministria e Shëndetësisë në ueb faqen e saj publikoi se qëllimi i takimit ka qenë njohja me projektin për ndërtimin e qendrës së re klinike.
Në korniza të takimit janë shqyrtuar edhe mundësitë për kyçjen e anëtarëve të kësaj Ode Ekonomike në punët ndërtimore, si dhe blerjen e pajisjeve të reja dhe teknologjive të reja në sistemin shëndetësor përmes konceptit të partneritetit publiko-privat.