Shkup, 8 prill – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbrojmë punonjësit shëndetësorë sepse prej tyre varet shëndeti publik i jetëve tona.
Gjithnjë, shkruan Filipçe, jepni përgjigje të sakta në anketat epidemiologjike – cilat janë simptomat e juaja,a keni pasur kontakt me person nga jashtë vendi ose me ndonjë person të sëmurë nga Kovid-19.
“Me informacione të rreme i rrezikoni punonjësit shëndetësorë të cilët kujdesen për ju, por edhe për më të afërmit tuaj me të cilët për çdo ditë jeni në kontakt”,shkruan Filipçe, dhe shton se nëse dyshoni se jeni të sëmurë nga Kovid-19 ose keni simptoma karakteristike për virusin të bartni pajisje mbrojtëse dhe të mbani distancë.
Kjo luftë, thotë ai,varet nga secili prej nesh.
“Tani, si asnjëherë më parë duhet të tregojmë përgjegjësi. Ata për të gjithë ne,ne për të gjitha ata”, shkruan Filipçe në FB.