Shkup, 28 qershor – Reagimet e shumta në opinion edhe nga vet zyrtarët e LSDM-së detyruan ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe të tërhiqet nga ideja që ndërhyrjet kirurgjike për ndërrimin e gjinisë t’i mbulojë shteti. Ky vendim nuk mbeti në fuqi as dhjetë orë të plota.
Kishte shumë reagime në opinion dhe kjo ishte arsyeja përse në një mënyrë hoqëm dorë mirëpo dua të shpjegoj se nuk bëhet fjalë për kushedi sa numër të madh të pacientëve. Bëhet fjalë për një person i cili me vite të tëra endet nëpër labirinte duke kërkuar ndihmë nga më shumë specializime sepse ajo me të vërtetë është problem i komplikuar nuk është kjo punë e cila mund të zgjidhet brenda ditës”- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski kritikoi vendimin e djeshëm duke kundërshtuar që paratë e qytetarëve të derdhen për këtë lloj ndërhyrje.
Shfrenimi nuk ka fund. Në kohën kur qytetarët qajnë nga Shëndetësia jo kualitative ku çmimi jo rrallë herë është jetë njerëzish, ndërsa Qeveria nuk ka zgjidhje, tani po paralajmërohet ndryshim i gjinisë në llogari të shtetit. Ndryshimi i gjinisë është e drejtë e zgjedhjes, mirëpo shërimi i sëmundjeve është domosdoshmëri. E drejta për jetë është më e madhe dhe më e rëndësishme nga gjithçka tjetër. Ndryshim të gjinisë, jo me paratë e qytetarëve”- theksoi Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE
Reagimet nuk kanë munguar as nga bashkëpartiakët e ministrit Filipçe. Kreu i Komunës së Kumanovës nga radhët e LSDM-së Maksim Dimitrievski e cilësoi si nënçmues këtë vendimin.
Bën çfarë të duash me jetën tënde, nëse dëshiron ndërruar dhe gjininë është vendim personal por jo i shtetit, e aq më pak në llogari time. Të kuptohemi, nuk jam kundër lirive dhe të drejtave personale , i respektoj të gjithë, mirëpo kjo më është nënçmuese. Në demokraci Ligji është vullnet i shumicës – i qytetarëve, e jo dëshirë personale e një individi”- u shpreh Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës Për nesër është paralajmëruar parada e parë për të drejtat e komunitetit LGBT. Paralelisht me këtë paradë është paralajmëruar edhe marshi për promovimin e vlerave të familjes tradicionale.