Shkup, 7 mars – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot I bëri thirrje opozitës në Kuvend t’I tërheqë 2.000 amandamentet me të cilat është bllokuar Ligji për ndërtimin e Qendrës së re universitare klinike.
Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, disa here deri më tani dhe gjatë komisioneve kuvendore dhe në mbledhjet për pyetje të deputetëve Filipçe dhe Qeveria I ofruan opozitës komision kuvendor të cilin do ta udhëhiqnin deputetë opozitarë dhe do ta kontrollonin procesin e ndërtimit, kryerjes dhe çdo aspekt të projektit për Qendrën klinike.
“Ministria e Shëndetësisë do të qëndrojë anash dhe do të jetë mbështetje e opozitëps. E tërë procedura për Qendrën e re klinike është publike dhe transparente, nëse opozita nuk I pranon këto propozime do të jetë e qartë se fare nuk bëhet fjalë për mosbesim të tyre apo dëshirë për avancim të projektit, por thjeshtë strategji për bllokada dhe jokonstruktivitet I cili po zgjatë tashmë një kohë”, konsideron Filipçe.
Procesi për ndërtimin e Qendrës klinike filloi para dy viteve, faza e parë u zvarrit për shkak të krizës me koronavirusin. Procesi filloi me të ashtuquajturin dialog konkurrues, aplikuan pesë kompani, për fazën e dytë mbetën dy, kompania gjermane “Vamed” dhe ajo franceze “Bouygues construction”, njëra e cila ka përvojë në pjesën ndërtimore, ndërsa e dyta ka përvojë në menaxhimin dhe pajisjen e spitaleve.
Ligji, siç ceket, duhet ta rregullojë idenë që dy kompanitë të kenë mundësi, të japin ofertë të vetme, ndërsa revizori I pavarur të thotë nëse ajo është adekuate, nga shkaku që do të jetë një ofertë duhet të kontrollohet çmimi.
“Në interes të madh të qytetarëve është Qendra e re klinike që do të shërbejë në dekadat e ardhshme dhe do të ofrojë lloj të integruar të shërbimit shëndetësor. Ministri u tha deputetëve të opozitës se mbështetja për Ligjin për Qendrën e re klinike do të tregojë se partitë mund të bëjnë së bashku diçka që është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe shëndetin e tyre”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.