Shkup, 7 prill – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot e vizitoi spitalin e Kumanovës për të kontrolluar punën dhe kapacitetet e tij. Në takim me menaxhmentin, ai konstatoi se spitali punon pa pengesa dhe se organizimi i punës është i mirë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH theksojnë se pasi që 18 të punësuar janë diagnostifikuar me Kovid-19, është bërë riorganizimi i punës dhe tani spitali punon pa pengesa. Prej para disa ditëve, si mbështetje për të punësuarit në repartin infektiv erdhën dy mjekë nga Shtipi dhe nga Shkupi, me çka kapacitetet janë përmbushur.
Në Spitalin e Kumanovës ka gjithsej 700 të punësuar edhe përkundër 18-ve të cilët janë sëmurë nga Kovid-19, nuk ka personel tjetër i cili është në vetëizolim. Drejtoresha e spitalit e informoi ministrin se disponon me numër të mjaftueshëm të pajisjes mbrojtëse dhe i njejti plotësohet vazhdimisht.
Ministria e Shëndetësisë, cekin nga atje, vazhdon në mënyrë intensive ta ndjekë gjendjen në Kumanovë dhe nëse ka nevojë për mbështetje plotësuese lidhur me resurset, do të reagojë urgjentisht.