Epidemitë që na paraqiten me fruthin na brengosin tepër, nuk duam të lejojmë të na kthehen disa sëmundje që një kohë të gjatë janë çrrënjosur në vendin tonë, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Vaksinat janë shumë me rëndësi. Epidemitë që na paraqiten me fruthin na brengosin tepër, nuk duam të na kthehen disa sëmundje që një kohë të gjatë janë çrrënjosur në vendin tonë. Shoh shumë shembuj të këqij në vendet përreth. Ngritëm shumë fushata për atë pasi konsiderojmë se fëmijët nuk kanë absolutisht asnjë rrezik nga vaksinat, as edhe ndonjë çrregullim shëndetësor. Ato janë disa antifushata që bazohen në të dhëna të pasakta”, ka deklaruar Filipçe.
Ministri Filipçe, në ndarjen e çmimeve në konkursin për vepra arti në temë “Duar të pastra- shëndet i mirë”, fëmijëve u tha se ruajtja e higjienës është shumë me rëndësi dhe nënkupton shëndet të mirë.
“Duart patjetër t’i lani vazhdimisht, pasi prekim me duar gjithçka dhe ngjiten baktere dhe papastërti. Ajo përmes ushqimit mund të përcillet në gojë dhe në atë mënyrë paraqiten shumë sëmundje dhe infeksione”, ka rekomanduar të pranishmit, ministri Filipçe.