Shkup, 8 janar – Si Ministri e Shëndetësisë mbajmë përgjegjësi për cilësinë e vaksinave MRP dhe kriteret për furnizimin e tyre. Do të ndërmarrin gjithçka që është në suaza të veprimit tonë dhe nëse vërehet lëshim do të shqyrtohet mundësia për shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve me kompaninë importuese dhe shpërndarëse të vaksinës MRP dhe për marrjen e lejes për punë, theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pasi kompania bëri të ditur se te një pjesë e vogël e paketimit janë aplikuar deklarata të vjetra me datë nga importuesi paraprak, gjegjësisht tetor të vitit 2018.
Theksoi se të gjitha vaksinat janë me cilësi të mirë dhe nga prodhues origjinal Glakso Smit Klajn dhe sqaroi se te një numër i vogël gjegjësisht te një përqindje nga numri i përgjithshëm të vaksinave të shpërndara nga kjo seri ka deklaratë me datë më të vjetër.
“Vaksinat me datë të këtillë janë zbuluar në poliklinikën “Zhelezniçar”, dhe në institutet shëndetësore në Demir Hisar, Veles dhe Sveti Nikollë”, tha Filipçe.
Drejtori i Agjencisë për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore, Qahil Ibraimi në konferencë për shtyp tha se problemi ka qenë te etiketa dhe se është bërë gabim teknik gjatë aplikimit të deklaratave.
“Kur do t’i mbledhim të gjitha sasitë të vaksinave me deklaratë të tillë do të veprojmë ndaj firmës. Ka ligj sipas të cilit do të veprojmë”, shtoi Ibraimi.