Shkup, 9 korrik – Në Qendrën Shëndetësore në Veles në tre vitet e kaluara janë kryer ndërhyrje rindërtuese me vlerë mbi 10 milionë denarë, të cilat i përmirësuan ndjeshëm kushtet për trajtimin e pacientëve në këtë rajon. Është kryer një rikonstruksion i plotë i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, brenda këtij institucioni shëndetësor publik, në vlerë prej 3.6 milionë denarë, me fondet e veta të institucionit. Në pjesën e ndërhyrjeve infrastrukturore është kryer një zëvendësim i plotë i dyerve, si dhe rikonstruksion i çatisë së Qendrës Shëndetësore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Periudhën e kaluar në Qendrën Shëndetësore Veles, siç theksohet, janë realizuar investime, midis të cilave: prokurimin e pajisjeve të reja EKG, spirometër, ngritës hidraulik, dy ambulanca të reja, si dhe pajisje të tjera mjekësore dhe për zyre dhe mobilie.
Me qëllim të riekipimit së stafit të institucionin, në tre vitet e fundit janë krijuar 16 vende të reja pune, përfshirë pesë mjekë të mjekësisë, katër infermierë, një dentist, një logoped, defektolog, shofer dhe higjenistë.
Për momentin, dy mjekë nga Qendra Shëndetësore në Veles janë në specializim në fushën e pediatrisë ambulatore, dhe një mjek në fushën e mjekësisë profesionale, me ç’rast në periudhën e ardhshme do të forcohen më shumë këto aktivitete të specializuara në institucion, qëndron në kumtesë.