Shkup, 10 shtator – Lidhur me vaksinimin kemi rezultate të shkëlqyera, si asnjëherë më parë. Mbi 99 për qind e përfshirjes me vaksinim në Qytetin e Shkupit dhe mbi 95 për qind në territorin e tërë shtetit. Këtë sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës në Poliklinikën e Çairit, njofton Koha.mk
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Filipçe informoi se nga java e kaluar ka gjithsej pesë fëmijë të infektuar me fruth, të gjithë të pavaksinuar. Katër nga fëmijët janë nga Shkupi, ndërsa një nga Kumanova.
Duke e pasur parasysh këtë përfshirje të madhe me vaksinim, siç tha, mendoj se tani më edhe imuniteti kolektiv është në nivel serioz të lartë, shumë më shumë dhe më e rëndësishme nga ajo që ishte në fillim të këtij viti. Shfaqi shpresë se në periudhën në vijim nuk do të ketë numër të madh të infektuarve të rinj edhe krahas fillimit të vitit të ri shkollor dhe regjistrimin në kopshte. “Një numër i madh i fëmijëve të cilët nuk ishin të vaksinuar, tani janë vaksinuar”, theksoi Filipçe.
Ai paralajmëroi se këtë javë do të konvokojë takim që Komisioni për sëmundje infektuese t’i analizojë numrat e rinj dhe më pas do të shohin nëse do të mbetet në numrin e njëjtë ose do të sillet rekomandim i ri.
I pyetur për grupin e ri të prindërve të cilët paralajmëruan padi deri tek Gjykata administrative, Filipçe përkujtoi se para disa muajve kanë pasur takim në Qeveri me njerëzit të cilët janë në anën e antivaksinimit. Në takim morën pjesë kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë dhe e Punës dhe Politikës Sociale. Dakorduan takim profesional në të cilin ata do të ftojnë njerëz të cilët i përfaqësojnë qëndrimet antivaksinim.
“Deri tek gjykata para disa muajve arriti kërkesë për një masë të përkohshme e cila ishte refuzuar”, ka thënë Filipçe.
Në pyetje të gazetarëve se jozyrtarisht ka prindër të cilët arrijnë që fëmijët e pavaksinuar t’i regjistrojnë në shkolla fillore, Filipçe tha se Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor kryen kontroll në terren, si në vërtetimet për vaksinim, ashtu edhe në atë nëse janë regjistruar fëmijë pa status të rregullt të vaksinimit në shkolla.
I pyetur deri ku është procedura e tenderit për Gjinekologjinë në Çair, Filipçe informoi se ajo ka përfunduar dhe shtoi se kanë arritur shumë oferta. Tani është në fazë të evaluimit, pas çka do të vijojë ankandi elektronik. Pret në periudhën në vijim, për një ose dy javë të përfundojë tërësisht. (koha.mk)