Shkup, 30 mars – Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në RMV sot në konferencën për media në ora 18:00 njoftoi qytetarët me zhvillimet e fundit në lidhje me virusin korona.
Ai sqaroi se testet e reja të virusit korona akoma nuk kanë ardhur.
“20 mijë teste që janë donacion tashmë janë rrugës, plus 5 mijë teste që janë donacion nga laboratori i vendit”, deklaroi Filipçe.
Filipçe raportoi edhe për testimin e 46 punëtorëve të Institutit për rehabilitim dhe 6 pacientë. Në testim, 8 motra medicinale kishin rezultuar pozitiv, si dhe dy pacientë. Ai sqaroi se sot janë testuar edhe 16 pacientë.
“Drejtor i ri në Ohër është kirurgu Goran Balevski. Gjithashtu falënderoj drejtoreshën e deritashme”, deklaroi Filipçe. Shkarkimi drejtoreshës së Klinikës në Ohër, Sllavica Maleskai erdhi për shkak reagimeve për mostrajtim adekuat të pacientes së prekur nga virusi korona, tashmë të ndjerës 66 vjeçare nga Struga.
Ai gjithashtu raportoi edhe për një paciente që ka ndërruar jetë në Spitalin e Strugës, por akoma te e ndjera nuk ka rezultatet për testimin e virusit korona.
Nga 26 rastet e reja, sqaroi se 19 pacientë janë nga Shkupi (19), Dibra (1), Kumanova (3), Tetova (1), Prilep (1) dhe Kriva Pallanka (1).