Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se qendrat për dializë funksionojnë pa probleme dhe se llogaritë e kompanisë Diamed, e cila ekonomizon me to, në Maqedoni nuk janë bllokuar.
“Dje lexova për atë në media, ndërsa kemi pasur edhe njoftime nga të punësuarit në qendrat e dializave. Por ne kontrolluam dhe asnjëra nga ato llogari te ne nuk është bllokuar. Me siguri bëhet fjalë për disa llogari tjera. Ashtu që, qendrat për dializë funksionojnë pa probleme”, tha Filipçe në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me bllokimin e llogarive të Diamed.
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit mbrëmë ka informuar se ka dërozuar kërkesë te Principata e Monakos t’i ndërpresë transaksionet financiare në Monako në të cilat janë transferuar paratë e koncesionerit të qendrave për dializë në Republikën e Maqedonisë.
Dje u pajtua edhe pronarja e Diamed, Vera Ivanova, e cila pohoi se është e vetme, ish pronare e qindpërqindtë e Diamed Maqedoni, kompania e cila nga viti 01.11.2018 është ndërmarrë nga Diaverum i Suedisë. Ajo i ka përgënjeshtruar informatat se janë bllokuar llogaritë e kompanisë.